Takim informues me kompani çertifikuese të produkteve organike në Shqipëri dhe Kosovë.

✅ Me fillimin e vitit të ri akademik, Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë të njoftojë 🗣fillimin e projektit të dytë të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), me titull “Studimi i zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri.”
📌 Ky projekt synon të ofrojë një panoramë të plotë të zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri, duke identifikuar mundësitë dhe sfidat e investimeve.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit, grupi i punës i Kolegjit Universitar të Biznesit pati kënaqësinë të zhvillonte një takim 🤝 me përfaqësuesit e @BioInspecta, një kompani lider në çertifikimin e operatorëve organikë në Shqipëri🇦🇱 dhe Kosovë 🇽🇰.
😍 Takimi rezultoi frytdhënës për bashkëpunimin në të ardhmen, si për zhvillimin e mëtejshëm të projektit, ashtu edhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit.

Scroll to Top