ALORG është një projekt i koordinuar nga Kolegji Universitar i Biznesit, i financuar nga Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) në kuadër të Projekteve Fituese të Projektet të Programit të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH). Projekti ka një kohëzgjatje prej 9 muajsh (Shtator 2024 – Maj 2025) dhe fokusohet në fushën bujqësisë organike.
Ky projekt realizohet nëpërmjet:
Add Your Heading Text Here
Add Your Heading Text Here
Qëllimi
Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është që të japë një panoramë të përgjithshme të zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri duke analizuar zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale, dhe duke përfshirë mundësitë, kufizimet dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në nevojat/potencialet për investime
Objektivat
Në mënyrë më specifike, studimi do të:
- Ofrojë një panoramë të përgjithshme të prirjeve kryesore të prodhimit, tendencave të tregut dhe tregtisë ndërkombëtare;
- Ofrojë një “vështrim të shpejtë” të strukturës së zinxhirit të vlerës, të flukseve dhe administrimit të zinxhirit të vlerës, me fokus të veçantë te “liderët në zinxhirin e vlerës”
- Analizojë aspekte kryesore të zinxhirit të vlerës nëpërmjet një strategjie bazuar në analizën SWOT, dhe ofrojë rekomandime për mundësitë kryesore për sistemin bankar (financim për investime, financim për kapital qarkullues dhe financim të zinxhirit të vlerës).
Përfituesit e Projektit
Studimi i bujqësisë organike ofron përfitime për institucionet financiare, fermerët, industrinë ushqimore, tregtarët, dhe qeverinë, duke u ndihmuar të zhvillojnë produkte dhe politika që mbështesin sektorin. Ai ndihmon në rritjen e konsumit të produkteve organike dhe përmirësimin e aksesit në tregje. Përfitimet shtrihen edhe te komunitetet lokale, turizmi rural, shëndeti publik dhe mjedisi, duke nxitur qëndrueshmërinë dhe reduktuar ndikimet negative mjedisore.
Harta e Operatorëve të Çertifikuar
Çertifikuesit
Trupat e Çertifikimit
Trupat e certifikimit luajnë një rol thelbësor në bujqësinë organike duke garantuar që praktikat bujqësore dhe produktet e përfshira respektojnë standardet dhe rregulloret specifike të përcaktuara për bujqësinë organike. Roli i tyre përfshin disa funksione kryesore:
- Verifikimi i përputhshmërisë me standardet: Trupat e certifikimit kryejnë inspektime dhe auditime të rregullta në ferma, përpunues dhe shitës për të siguruar që produktet organike përmbushin standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të bujqësisë organike. Ata vërtetojnë se të gjitha hallkat e prodhimit ndjekin praktika organike, nga mbjellja e farës deri te përpunimi dhe paketimi.
- Garancia e cilësisë së produkteve: Produktet që kalojnë me sukses procesin e certifikimit përfitojnë nga logoja organike, e cila siguron konsumatorët se këto produkte janë të vërtetuara si organike dhe janë prodhuar në përputhje me metodat ekologjikisht miqësore dhe të qëndrueshme.
- Mundësimi i hyrjes në tregje të reja: Certifikimi organik ndihmon prodhuesit të hyjnë në tregje të specializuara lokale dhe ndërkombëtare, duke ofruar një garanci cilësie që u kërkohet nga tregjet organike. Kjo ndihmon në zgjerimin e mundësive të tregtisë dhe mbështet rritjen e qëndrueshme të biznesit për prodhuesit organikë.
- Ruajtja e integritetit të tregut organik: Trupat e certifikimit kontribuojnë në ruajtjen e integritetit të sektorit organik duke siguruar që produktet që shiten si organike janë vërtet prodhuar sipas standardeve organike. Kjo parandalon mashtrimet dhe ndihmon në ruajtjen e besimit të konsumatorëve në produktet organike.
- Përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve: Trupat e certifikimit janë të përfshira në proceset kërkimore për zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve organike, duke përfshirë ndryshimet e nevojshme në bazë të prirjeve të tregut dhe kërkesave të konsumatorëve. Kjo siguron që bujqësia organike të vazhdojë të përmirësohet dhe të jetë në përputhje me zhvillimet më të fundit në sektorin e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ligji i Bujqësisë Organike
Përfitimet e Bujqësisë Organike
Prodhimi organik është një proces i kontrolluar certifikimi që synon të ruajë ekuilibrin natyror ndërsa prodhon produkte të shëndetshme. Kjo metodë përfshin përdorimin e praktikave natyrore për mbrojtjen e bimëve dhe kontrollin e dëmtuesve, duke i dhënë përparësi masave kulturore dhe ekologjike. Bujqësia organike duhet të shihet jo vetëm si një metodë e prodhimit të ushqimit, por edhe si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm, ekoturizmin dhe ruajtjen e mjedisit.
Përfitimet kryesore të bujqësisë organike përfshijnë:
- Mbrojtja e gjeneratave të ardhshme
- Parandalimi i humbjes së tokës dhe ruajtja e cilësisë së ujit
- Kursimi i energjisë dhe largimi i mbetjeve kimike
- Rritja e të ardhurave të prodhuesve dhe ofrimi i produkteve cilësore për konsumatorët
- Mbrojtja e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve
- Ruajtja e biodiversitetit dhe ekosistemeve natyrore
- Zhvillimi i teknikave bujqësore që nuk dëmtojnë mjedisin
- Përmirësimi i strukturës dhe pjellorisë së tokës
- Promovimi i ekoturizmit dhe eksportit
- Bujqësia organike siguron një qasje të qëndrueshme për ruajtjen e burimeve natyrore dhe integron prodhuesit me tregjet globale.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni ekipin tonë të ekspertëve nga adresat tona të kontaktit dhe numrat e telefonit dhe mund të merrni përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja.
Të dhënat e Fundit Sipas FiBL
Aktivitetet e Projektit
- Rishikimi i Literaturës në Shqipëri
- Rishikimi i Literaturës ndërkombëtare
- Përgatitja e pyetësorit
- Përgatitja për punën në terren
- Kryerja e pyetësorit me grupin e synuar
- Përpunimi i të dhënave të pyetësorëve
- Finalizimi i studimit të zinxhirit të vlerës








